osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

KLGJ i përgjigjet Metës: Gjykata e Lartë është prioritet kombëtar

KLGJ i përgjigjet Metës: Gjykata e Lartë është prioritet kombëtar

Këshilli i Lartë Gjyqësor gjeti një mënyrë diplomatike për t’ju përgjigjur letrës së presidentit që kërkoi informacion mbi vakancat në Gjykatën e Lartë. E ndërsa që prej konstituimit KLGJ ka zhvilluar vetëm një mbledhje me dyer të hapura, kësaj radhe KLGJ pati nevojë për median për të treguar se sa ka punuar gjatë këtyre muajve dhe sa nuk ke qëndruar duarkryq. Kryetarja e KLGJ deklaroi se institucioni që ajo drejton është marrë me çështje prioritare dhe të ngutshme siç janë aktet për gjykatën e posaçme që do ngrihet, mbështetja e vetting-ut, plotësimi i gjykatave sa herë ato zbraseshin me gjyqtarë apo edhe shqyrtimi i 485 kërkesave për të deleguar gjyqtarë në 706 çështje.

“Sa i përket Gjykatës së Lartë, duke e njohur si prioritet kombëtar, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të kujdesshëm duke u konsultuar në çdo hap në mënyrë që çdo vendimarrje që do të pasojë t’i shërbejë zgjidhjes në këtë gjykatë”, deklaroi Naureda Llagami, kryetare e KLGJ.

Pika më e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projekt rregullores, pas të cilës, sapo të botohet në Fletoren Zyrtare, do të hapet gara për kandidatët jo-gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Por Këshilli i Lartë Gjyqësor vazhdon me veset e KLD-së së vjetër që u zëvendësua nga qeveria e gjyqësorit. Ajo është mungesa e transparencës që shënoi një incident mes gazetarëve dhe anëtarëve të KLGJ-së.

Gazetarëve të gjyqësorit iu kërkua që të largohen nga mbledhja dhe diçka e tillë nuk u prit mirë prej tyre, përderisa reforma në drejtësi e detyron KLGJ-në që të jetë transparente për mbledhjet dhe për agjendën. Ndryshe nga institucioni tjetër i reformës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë që bën publike agjendën e çdo takimi, KLGJ duket se nuk i ka përvetësuar ende garancitë që ofrojnë për publikun ndryshimet ligjore të reformës.