osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Presidenti i PD-ës Like në Tropojë, lule në shtatoren e Azemit?! Rudina Hajdari: Ju “pro-amerikan” të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu…

Presidenti i PD-ës Like në Tropojë, lule në shtatoren e Azemit?! Rudina Hajdari: Ju “pro-amerikan” të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu…

Sot në veri të vendit u zhvillua ceremonia për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën. Të pranishëm ishin shumë personalitete, mes tyre Presidenti Meta, kongresmeni Engel, kryetari i bashkisë së Tropojës i zgjedhur nga PD-ja, Besnik Dushaj dhe shumë të tjerë. Pas ceremonisë, Meta së bashku me kongresmenin Engel vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit.

Në një status në rrjetin e tij Facebook, Meta ka deklaruar se sa herë shkon në Tropojë ndalon tek shtatorja e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari.

“Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari. Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel.”- shkruan Meta.

Por, nga ana tjetër kryetarja e grupit Demokrat, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit ka akuzuar se partia (PD-ja) ka urdhëruar që të mos lejohet që të jetë e pranishme. Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se pavarësisht se në Tropojë iu ndalua që të shkonte, do të shkojë në Kosovë, pra në Gjakovë, ndërsa ka një mesazh për Presidentin Meta dhe kryetarin e bashkisë Dushaj.

“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë” shkruan ajo. Pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, Hajdari është përjashtuar nga PD-ja.