osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

LSI në panik! SHBA-BE jep urdhër, Basha tërhiqet nga largimi i Ramës: Kusht ndëshkimin e blerësve të votave!

LSI në panik! SHBA-BE jep urdhër, Basha tërhiqet nga largimi i Ramës: Kusht ndëshkimin e blerësve të votave!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë ditën e djeshme sinjale se po shkon drejt rrugës së dialogut me kryeministrin Edi Rama. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian i njohën zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por paralelisht kërkuan që Rama dhe Basha të ulen bashkë, në mënyrë që t’i japin fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej 6 muajsh. Të parët që kanë kërkuar që kryeministri dhe kryedemokrati të ulen në tryezën e dialogut ishin ambasadorët e atashuar në vendin tonë.

Ndërkohë që sinjalin më të freskët e dha vetëm pak ditë më parë zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, i cili kërkoi që qeveria dhe opozita të ulen në dialog. “Janë disa gjëra që ne shpresojmë të ndodhin pas një korrikut. E para është dialogu mes qeverisë dhe udhëheqësve të partive të opozitës për reformën elektorale”, deklaroi Palmer. Sipas burimeve, përfaqësues të SHBA dhe BE janë duke punuar që palët të ulen në tryezë gjatë korrikut. Basha jep sinjale dialog: Zhvillimet e ditëve të fundit po tregojnë se Basha dhe Rama po shkojnë drejt një pakti të dytë si ai i 17 majit të vitit 2017. Rama i shtriu hapur tre ditë më parë dorën Bashës që të ulen në dialog. Ndërkohë që, edhe vetë Basha po jep sinjale se një takim i mundshëm mes tij dhe Ramës është shumë afër. Ky i fundit dje përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë hapa pas, duke reflektuar. Deri më dje, dy ishin kushtet e artikuluar nga lideri demokrat, si largimi i Ramës dhe mos ulja në tryezën e dialogut. Por dje shefi i selisë blu në asnjë nga rreshtat e reagimit të tij nuk përmend largimin e Ramës. Madje, ndryshe nga herët e tjera kërkesa e tij për të shkuar në tryezën e dialogut është ndëshkimi i blerësve të votës, sikundër janë personat e përfshirë në dosjet “184” dhe “339”. “Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin.

Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike”, deklaroi Basha. Por ky kusht i Bashës, për të çuar para drejtësisë tjetërsuesit e votave është plotësisht i realizueshëm, pasi këtë e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, duke lënë të nënkuptohet se Ramën dhe Bashën shumë shpejt do t’i shohim në tryezën e dialogut. Pakti Rama-Basha, LSI dhe Meta në alarm: Por me këtë lëvizje të huajt duket se i japin edhe një shuplakë Presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka tentuar që t’i ulë palët në dialog, por që ka rezultuar pa sukses. Ndërkohë që sipas gjasave në tryezën e dialogut do jenë vetëm Rama dhe Basha, duke nxjerrë jashtë loje Metën. Mirëpo, ulja në tryezën e dialogut mes Bashës dhe Ramës, duket se ka ndezur alarmin tek partia e Kryemadhit. Mësohet se LSI është në panik, pasi një pakt i dytë Rama-Basha si ai i 17 majit të dy viteve më parë, do të rezultonte fatale për këtë parti, duke e çuar në gijotinë. Kështu që, LSI është përfshirë nga paniku dhe mësohet se po përdor të gjithë gurët për të mos lejuar Bashën që të shkojë në tryezë me Ramën. LSI dhe Berisha presion Bashës! Media pranë LSI dhe ish-deputetët të kësaj force politike, por edhe ish-kryeministri Berisha kanë rritur presionet ndaj Bashës. Shkak janë bërë qëndrimet e fundit të Bashës, sikundër është dalja kundër Metës për të shkuar në zgjedhje në 13 tetor, duke bërë që këtë të nisin shantazhet ndaj kryedemokratit. Media pranë LSI kanë shkruar që Basha duhet të dalë dhe të ndajë se me kë është me Metën apo me qeverinë. Ndërsa Berisha ka dalë kundër Bashës duke kërkuar çuarjen e vendit në mosbindje civile. /Rigels Seliman