osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Soreca i jep përgjigjie urgjente Metës: “Ramaforma” jonë në drejtësi e pakthyeshme, shumë shpejt ngrihet SPAK dhe do shikosh …rezultatet

Soreca i jep përgjigjie urgjente Metës: “Ramaforma” jonë në drejtësi  e pakthyeshme, shumë shpejt ngrihet SPAK dhe do shikosh …rezultatet

Ilir Meta duket se është në luftë me ndërkombëtarët. Sulmet e tij ndaj reformës në drejtësi ditën e martë nuk janë kapërdirë nga Bashkimi Europian dhe dje ka pasur një reagim nga ana e ambasadorit Luigi Soreca. Edhe pse nuk e përmend aspak presidentin, duket se reagimi ishte për sulmet e kreut të shtetit. Soreca ja ka bërë të qartë Metës, se sado të përpiqet, reforma në drejtësi nuk do të ndalet. Madje ai i ka përmendur dhe SPAK, duke thënë se ajo do ngrihet shumë shpejt.

“Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore”, tha ai. Më tej, Soreca ka kërkuar që të shtohet lufta ndaj korrupsionit. Sipas tij, priten rezultate dhe nga prokuroria aktuale. “Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar të korrupsionit, përfshi shkeljet zgjedhore dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjeve ekzistues. Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale funksionin efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimtare mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze të krimit të organizuar. Gjithashtu, duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartiake për reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare dhe liderët politikë duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva, në kuadër të vendimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian në tetor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqimisht në të ardhmen evropiane të vendit të tyre”, deklaroi Soreca.

Përgjigjet Meta Por si kurrë më parë, Meta dje ka replikuar me ambasadorin Soreca. Pak pasi diplomati publikoi mesazhin në rrjete social, Meta i drejtoi atij 10 pyetje përmes faqes së tij në Facebook. Në këto pyetje nuk kanë munguar sulmet dhe kritikat. “Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”. Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike: A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z. Ambasador? A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve? A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane? A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anulimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë iniciativë publikisht?”, tha ai. Më tej Meta ka arritur deri aty, sa ka akuzuar drejtpërdrejt prezecën e BE se nuk ka bërë sa duhet për të qetësuar konfliktin politik në vend. “Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve”, tha ai./ Kliti Topalli