osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Miratohet paketa antishpifje, gjobë çdo portali me lajme të pavërteta

Miratohet paketa antishpifje, gjobë çdo portali me lajme të pavërteta

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj konfirmoi ditën e djeshme se Këshilli i Ministrave ka miratuar paketën anti-shpifje, ku do ketë gjoba ndaj portaleve me lajme të pavërteta. Gjatë një konference për shtyp, ajo tha se kjo paketë, synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e medias në tërësi dhe publikimeve elektronike në veçanti, për shmangur një nga fenomenet më shqetësuese të epokës së internetit, atë të lajmeve të rrema.

“Sot, Këshilli i Ministrave miratoi “Paketën anti-shpifje”, pas një pune disa mujore me grup ekspertësh dhe një sërë konsultimesh me aktorë ndërkombëtare dhe vendas. Kjo paketë synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e medias në tërësi dhe publikimeve elektronike në veçanti. ​ Kjo iniciativë erdhi si pasojë e një fenomeni shqetësues jo vetëm për Shqipërinë por edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian, ku media shpesh herë përdoret si instrument duke pasur për referencë jo faktet konkrete por lajmet e rreme. Tashmë dihet se një shqetësim i vërejtur në shoqërinë tonë është përhapja në kohë reale e lajmeve të pavërteta, duke u shndërruar pas çdo dite në një problematikë për pavarësinë e gazetarëve, dinjitetin e qytetarëve dhe jetën familjare”, u shpreh Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë deklaroi se do të bëhen ndërhyrje në ligjin në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet. “Paketa anti-shpifje konsiston në ndërhyrjet ligjore në ligjin “Për mediat audiovizive, ligjin “Për komunikimet elektronike, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet. Këto ndërhyrje sigurojnë: Procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave për programet e publikuara nga Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike; Reagim të shpejtë të institucioneve publike në rast të konstatimit të cenimit të të drejtave të individëve, duke parashikuar një procedurë të qartë me hapa konkretë për trajtimin e ankesave; Krijimin e një regjistri që administrohet nga AKEP ku regjistrohen Ofruesit e Shërbimit të Publikimeve Elektronike, të pajisur me numër të regjistrimit të personit të tatueshëm”, tha Gjonaj.