osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Më shtrembërove deklaratën”/ Çim Peka “zihet” me Bashën: Ti s’të dëgjon në opozitë, mendo në qeveri

“Më shtrembërove deklaratën”/ Çim Peka “zihet” me Bashën: Ti s’të dëgjon në opozitë, mendo në qeveri

Gazetari Çim Peka, i njohur si mbështetës i opozitës, ka debatuar mbrëmjen e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se sapo të vijë në qeveri do të hetojë pasuritë e e grabitura nga qeveria e Ramës. Duke marrë shkas nga kjo, Peka tha se kreu i opozitës ose po bën deklaratë populiste, ose po paralajmëron se PS-ja në opozitë do të shkrihet.

Kjo shkaktoi përplasje mes gazetarit dhe Bashës, pasi ky i fundit e akuzoi se po i shtrembëron fjalët, ndërkohë që Peka i vuri në dukje faktin se nuk e le të flasë.

Debati në Syri Tv:

Basha: 7.2 miliardë euro të abuzuara nga qeveria e Ramës, pasuri të grabitura përbëjnë një punë voluminoze në radhë të parë të qeverisë së re që do dalë pas 25 prillit. Do e bëjmë këtë me drejtësi të pastër që kanë gjetur në vende të tjera pasuri të fshehura shumë më mjeshtërisht se politikanët hajdutë gjatë këtyre tetë viteve.

Peka: Me këtë që thoni, opozita e ardhshme përfundoka nga selia e PS-së te qelitë e burgut special, domethënë shkrihet opozita.

Basha: Jo fare

Peka: Tani ose kjo është deklaratë populiste, ose nëse keni të dhëna duhet t’i thoni shqiptarëve, pas 25 prillit unë jam kryeministër, por opozita e re do shkrihet dhe bëhuni gati për opozitë tjetër se gjysma e tyre do shkojë në burg.

LEXO EDHE: “Kultivimi i kanabisit në rritje”/ Meta: Është “koncension” për grupet kriminale, askush të mos guxojë…
Basha: Kjo që thatë ju është populizëm dhe shtrembërim i asaj që thashë unë. Unë thashë dy gjëra tjera. Unë thashë që nga njëra anë…

Peka: Deklarata që bëtë ju ka disa pasoja. Përveçse ka rimbursimin me para të grabitura…

Basha: Shiko, unë kam mbajtur fjalën disa herë sot dhe jam i lumtur të dëgjoj fjalën tënde sot, por nëse më kë thirrur të jap përgjigje, merre përgjigjen dhe pastaj kthe komentin.

Peka: Ki durim për pyetjen. Zoti Basha, nëqoftëse…

Basha: U bë pyetja po s’po pret përgjigjen.

Peka: Nëqoftëse nuk keni durim të dëgjoni pyetjen në opozitë, imagjinoni në qeveri.

Basha: Bëj sa të duash, por e bëre pyetjen dhe unë e kuptova, ti ke merak që nuk e kuptuan qytetarët.

Peka: Nuk e di a e kuptuat, por veprimi juaj ka disa pasoja, e para shlyhet një dëm të madh me paratë e taksave apo me paratë e grabitura, e dyta e shkrin opozitën e re nëse është ajo që ju thoni.

Basha: E keni gabim. Dhe unë sapo nisa të tregoj pse e keni gabim.

Peka: Pse e kam gabim?

Basha: Përsëritët tre herë të njejtën pyetje./ CNA.al