osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shpërthen kryetari i PD-së Andrea Mano: Demokratët e Korçës nuk duhet të votojnë babalet dhe ardhacakët nuk janë zgjidhje

Shpërthen kryetari i PD-së Andrea Mano: Demokratët e Korçës nuk duhet të votojnë babalet dhe ardhacakët nuk janë zgjidhje

PD ka paraqitur një listë thuajse totalisht refuzuese për emrat që ka vënë në krye të saj në qarkun e Korçës.

Aspak përfaqësuese dhe me emra që nuk sjellin asnjë të re për Korçën por edhe për rajonin.

Në krye të listës janë 4 përsona ku 3 prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me këtë qytet. Pa folur që qyteti apo rajoni nuk përfaqësohet deri në numrin 7. Në krye të listës janë 2 devollinj dhe një i lindur në Lozhan, numri një dhe 3 i listës nuk jetojnë aspak në rajon, shkojnë marrin vota e më pas në Tiranë bëjnë Babalet e tyre në kurriz të demokratëve e qytetarëve të Korçës.

Emri i dytë në listë nuk vjen si kontribut apo mbështejte politike e demokratëve por si një kandidaturë ku Lulzim Basha shleu borxhin ndaj Farbardh Kadillit, ish-sekretarit që e la jashtë listave për herën e dytë që të reapektonte “zogëzat e tij”.

I vetmi emër që demokratët korçarë kanë në listë është kreu i degës Andrea Mano i cili për 7 vite ka përballuar opozitën. Mirë apo keq me kritika pa fund, emër tjetër në listë nuk ka më të rëndësishëm. Ai pasohet nga një tjetër emër, Soela Myrtollari një zonjë e re e cila ka drejtuar FRPD si e zgjedhur apo e emëruar për shkak konjukturash. Gjithsesi këta dy emra që mund të përfaqësojnë qytetin dhe rajonin e Korçës janë lënë jashtë listës fituese e cila kryesohet nga ardhacakë dhe babalet e lozhanit apo devollinj të lindur në Tiranë.

Demokratët e Korçës kanë në dorë të japin një leksion dhe të tregojnë se kush duhet të zgjidhet deputet, përfaqësuesi i tyre lokal apo “kamikazët” e çmendur të Lulzim Bashës. Mano nuk bën shumë përjashtim, por të paktën ai ka një kontribut opozitar dhe si drejtues kryesor lokal nuk mund të ishte në fund të listës dhe ajo të kryesohej nga kllouna e servilka politikë.

Mano ka në dorë të përmbysë listën dhe me votë të tregojë se zgjedhjet e Lulit ishin të gabuara, dhe këtë mund ta bëjë thjesht fare edhe po humbi opozita, mjafton të thyejë listën.

Frika se Mano mund të ketë vota më shumë se ardhacakët dhe Babalet ka bërë që ai të “izolohet” duke mos i lënë hapësirë mediatike por edhe elektorale. Gjithçka e kontrrollon vetë Babalja i Lozhanit i cili kërkon të kryesojë me vota për të lënë me gisht në gojë Spahon, Manon dhe çdo emër tjetër për të marrë më pas drejtimin e PD në qarkun e Korçës.

Një babale nga Lozhani përballë një djali Korçë, kjo është gara brenda PD, midis Salianjit dhe Manos, që fundja përfaqëson shumë më tepër sesa palaço babalet që nuk jetojn më në Korçë por majmen me pasurinë që ju vjen nga vota e demokratëve korçarë./CNA.al