osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Moska reagon ashpër pas dëbimit të diplomatit: Provokim i pastër nga Tirana, nuk do mbetet pa përgjigje, gjithçka e sajuar

Moska reagon ashpër pas dëbimit të diplomatit: Provokim i pastër nga Tirana, nuk do mbetet pa përgjigje, gjithçka e sajuar

Thellohen përplasjet mes Tiranës dhe Moskës pas dëbimit të diplomatit rus nga Shqipëria. Të enjten Ministria e Jashtme kërkoi largimin e diplomatit Alexey Krivosheev pasi kishte shkelur masat anti-Covid, ndërsa pas këtij vendimin ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse.

Nëpërmjet zëvendësministrit të kësaj ministrie, Moska zyrtare e cilëson provokim të qartë, që synon përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve shpalljen “non grata” të diplomatit. Zëvendësministri i Jashtëm, Alexander Grushko ndaj kësaj mase të marrë nga Shqipëria u shpreh se Rusia do t’i përgjigjet Shqipërisë për dëbimin e diplomatit.

“Na vjen shumë keq për këtë lëvizje, e cila është padyshim një provokim që synon të cenojë marrëdhëniet ruso-shqiptare. Është e qartë se një hap i tillë nuk do të mbetet pa përgjigje”, thekson zëvendësministri Alexander Grushko.

Reagon ambasada ruse

Lidhur me shpalljen e diplomatit rus “persona non grata” ka reaguar edhe ambasada ruse në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada i ka cilësuar akuzat ndaj diplomatit si të sajuara, ndërsa thekson se emri i diplomatit nuk është cituar gjatë bisedimeve që ka pasur Ministria e Jashtme shqiptare me ambasadën. Ndër të tjera, në postim theksohet se sa i përket shkeljes së masave nga ana e diplomatit, ambasadës nuk i ka shkuar asnjë dokument që e vërteton këtë.

“E konsiderojmë të paargumentuar vendimin e autoriteteve shqiptare për dëbimin e diplomatit rus. Ne besojmë se akuzat kundër tij janë të pabazuara dhe të sajuara. Gjithashtu, jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës përkatëse për shtyp të MEPJ-së së Shqipërisë. Përkundër pretendimeve të ministrisë, emri i Alexey Krivosheev nuk është përmendur asnjëherë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe ministrisë përkatëse.

Për herë të parë dhe të fundit, ai është përmendur në Notën Verbale të MEPJ-së me dt. 20.01.2021, sipas së cilës z. Krivoshejev është shpallur “persona non grata”. Në të njëjtën kohë, asnjë provë e shkeljes prej tij të masave anti-Covid, të vendosura në Shqipëri, nuk është sjellë”, thuhet në postim. Ndër të tjera, në njoftim thuhet se edhe gjatë takimeve të zhvilluara më parë, midis ministrisë sonë dhe ambasadorit nuk është folur lidhur më diplomatin në fjalë, por për një tjetër person.

Ambasada ruse thekson se nuk ka pasur asnjë provë për shkelje të masave anti-Covid të marra në Shqipëri, ndërsa pasi diplomati është konstatuar me Covid-19 ka respektuar të gjitha masat e marra dhe ka qëndruar në izolim. “Më herët, në korrik të vitit 2020, në një takim midis Ambasadorit dhe Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, G. Cakaj, u ngrit çështja e pretendimeve, meqë ra fjala, gjithashtu, mjaft të diskutueshme, për sjelljen e një diplomati tjetër. Pikërisht atëherë z. Ambasador premtoi të merrej me këtë çështje, premtim, i cili u përmbush.

Vërejtje në adresë të këtij punonjësi nuk pati dhe ai u largua me sukses nga vendi pas disa muajsh, duke përfunduar shërbimin e tij. Sa i përket z. Krivosheev, pasi u diagnostikua me Covid-19 në fillim të muajit nëntor 2020, në përputhje me protokollin mjekësor, ai ka qëndruar në vetë izolim për dy javë me anëtarët e familjes së tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e përcaktuar”, theksohet në njoftim. Ambasada Ruse në Tiranë duke vijuar më tej i ka cilësuar pretendimet e palës shqiptare si përpjekje në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore midis vendeve ngjallin dyshime.