osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pas Llallës, zhbllokohet edhe gjyqi i Saimir Tahirit: Gjykata e Lartë kalon çështjen për gjykim Viti 2021 vendimtar për dy ish-zyrtarët

Pas Llallës, zhbllokohet edhe gjyqi i Saimir Tahirit: Gjykata e Lartë kalon çështjen për gjykim Viti 2021 vendimtar për dy ish-zyrtarët

Gjykata e Lartë ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Në qershor të vitit 2020, Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vendimin për ish-ministrin duke rrëzuar Shkallën e Parë, ndërsa e ktheu për rigjykim çështjen.

Në Shkallën e Parë, Tahiri u dënua me 3 vite burg që u konvertua në shërbim prove, ndërsa më pas të dyja palët iu drejtuan Apelit, i cili kritikoi veprimet e Shkallës së Parë dhe vendosi që dosja të kalojë për rigjykim. Ish-ministri nuk e pranoi këtë vendim, duke këmbëngulur te pafajësia.

Avokati i tij Maks Haxhia iu drejtua Gjykatës së Lartë. Kërkesa e Tahirit mbeti pa vendim sepse gjykata ishte jo funksionale për shkak të mungesë së anëtarëve. KLGJ emëroi më pas 3 emra dhe ata janë mbledhur në Dhomë Këshillimi duke vendosur që çështja të kalojë për gjykim. Mbetet të shihet se si do të veprohet pasi që të mblidhet Kolegji Penal duhen 5 anëtarë dhe me gjasë do të pritet sa të emërohen dy emrat e tjerë.

Por mësohet se nuk do të ketë pritje të gjatë sepse KLGJ pritet që shumë shpejt të emërojë disa anëtarë të Gjykatës së Lartë. Kjo do të thotë se tashmë do kemi gjyq të plotë në Gjykatën e Lartë dhe do jetë ajo që do vendosë dënim, pafajësi apo kthim në zero të kësaj çështje.

Duket se rasti i Tahirit po ecën paralel me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pasi edhe ndaj tij tani do të nisë gjykimi në Gjykatën e Posaçme. Pra viti 2021 do të jetë vendimtar për të dy ish-drejtuesit e rendit dhe hetimit në vend.

Vendimi i Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit e ktheu për rishqyrtim çështjen e Saimir Tahirit duke gjetur boshllëqe te gjykimi i bërë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit ndryshoi akuzat e ngritura nga prokuroria. Në vendimin e Apelit thuhej se Gjykata e Krimeve të Rënda ka pasur për detyrë që të pranojë hetimet apo t’i pushojë ato vetëm për akuzat që janë ngritur nga prokuroria dhe jo të ngrejë akuza të reja.

“Ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet e atribuuara të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake si dhe në raport me konkluzionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoj se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të Kodit të Procedurës Penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar– kultivimi i narkotikëve apo dhe përhapja e kultivimit në Shqipëri”, thuhej në vendim.

Më tej në vendim gjykata e cilësoi si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. “Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i tij. Ky kolegj çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Katanias në Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar përfundimtar në respektim të nenit 34 të Kushtetutës së Shqipërisë”, thuhet në vendim.