osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ndryshimet në qeveri, Xhaçka merr detyrën dhe paralajmëron furtunë në konsullata, Peleshi jep sinjale për zbarkimin e NATO në Pashaliman

Ndryshimet në qeveri, Xhaçka merr detyrën dhe paralajmëron furtunë në konsullata, Peleshi jep sinjale për zbarkimin e NATO në Pashaliman

Pas betimit që bënë në Presidencë, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kanë marr dje zyrtarisht detyrën. Xhaçka do të jetë tashmë në krye të Ministrisë së Jashtme e ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.

Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e detyrës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës, ministri në detyrë tashmë i dorëhequr, Gent Cakaj, i ka dorëzuar postin ministres së re.

Në fjalën e saj të parë si ministre e Jashtme, Xhaçka ka prezantuar para mediave edhe detyrën e saj të parë që do të bëjë me marrjen e drejtimit të këtij institucioni. Ajo bëri me dije se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan se si situata si ajo në Konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personash dhe vonesa në marrjen e shërbimit, të mos përsëriten.

“Puna që keni bërë e bën punën time të lehtë, puna nuk është asnjëherë mjaft dhe nuk do të mësohem me atë që është bërë apo vartësit e mi kanë bërë. Besoj se sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune nga secili. Pamjet nga konsullata në Athinë, nuk duhen përsëritur. Do të krijoj grup pune me ambasadorë me përvojë për të krijuar hapa për shërbimin diplomatik. Nga Rama kam mësuar ase asnjëherë nuk është mjaft, ndaj besoj fort që kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim”, tha ajo.

Ndër të tjera ministrja teksa iu drejtua punonjësve të këtij institucioni u shpreh se ata duhet të bëjnë sa më mirë punën dhe sipas saj vendimmarrja do jetë e vendosur për të mos toleruar asnjë pengesë. “Shkëlqimi i Shqipërisë në OSBE është një mësim i madh, i njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit që Shqipëria ulet për herë të parë, kush ka pasion për ta çuar punën më tej do jetë në habitatin e fundit me mua, ndërsa kush nuk e ka pa diskutim duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë.

Nder që më është besuar kjo detyrë, një borxh i madh ndaj kryeministrit, Parlamentit, qytetarëve dhe do e shlyej me punën në këtë institucion. U lutem punonjësve të institucionit, që të bëjnë më të mirën e tyre. Dera do jetë e hapur për këdo dhe vendimmarrja do jetë e vendosur për të mos toleruar asnjë pengesë”, tha Xhaçka.

Xhaçka i dorëzon detyrën Peleshit

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ditën e djeshme i dorëzoi detyrën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit. Në fjalën e tij ai u shpreh se objektiv i Shqipërisë është që të ngrihet një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman, ndërsa u shpreh se tashmë kanë nisur edhe bisedimet. Po ashtu ai theksoi se ka ende punë për të bërë për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE.

“Ka filluar dialogu me NATO për bazën e Pashalimanit. Ky dikaster ka një të veçantë, se është i integruar në strukturat euroatlantike, puna matet me standardet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian”, tha Peleshi. Ndër të tjera ai u shpreh se janë rreth 200 efektivë të cilët shërbejnë në NATO, ndërsa premtoi se Shqipëria do marrë pjesë edhe në misionet ushtarake kudo që të kërkojë NATO.

“Rreth 200 efektivë që shërbejnë në misionet e NATO duke kontribuar në sigurinë kolektive, janë prova më e mirë e progresit dhe kartë vizita më e mirë. U shpreh mirënjohje familjarëve të tyre. Jemi përkrah aleatëve. Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren për hapjen e akademisë së FA”, tha Peleshi. / SHKRUAR NGA SIDORELA BRAÇJA