osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Në vend që të jenë në burg! Luks, luks, luks… partitë dhe kandidatë të tyre janë në top listën e më të pasurve në vendin më të varfër të Europës!

Në vend që të jenë në burg! Luks, luks, luks… partitë dhe kandidatë të tyre janë në top listën e më të pasurve në vendin më të varfër të Europës!

Analisti politik Afrim Krasniqi pak çaste më par2ë ka ndarë në rrjete sociale një foto të rrallë të zgjedhjeve të marsit të vitit 1991. Në këtë foto shfaqet kandidati i opozitës Bashki Isaku.

Krasniqi, bën një krahasim me kandidatët e sotëm dhe thotë se në lista janë emra që janë njerëzit më të pasur të vendit.

“Mars 1991. Kështu e nisëm pluralizmin! Ishin zgjedhjet e para pluraliste prej vitit 1923.

Natyrisht, kishte parti, por partia shtet ishte e paprekur: i gjithë shteti ishte në fushatë, – drejtues gjykatash, batalionesh, shërbimi sekret, policie, etj, ishin njëherësh edhe kandidatë.

Në zgjedhje kandidonte edhe vetë kryetari i KQZ, i cili humbi garën, ashti siç humbi edhe Ramiz Alia.

Ne harrojmë shpejt, por kjo foto do të thotë shumë: është kandidati i opozitës, Bashkim Isaku, në fushatën e marsit 1991, në zyrën elektorale të kësaj force politike.

Pas 30 vitesh? Luks, luks, luks…partitë dhe disa prej kandidatëve të tyre janë në top listën e më të pasurve në vendin më të varfër të Europës!

Dhe pasi na grabisin votat, taksat, pasurinë, të drejtat, – na thonë se duan të rrisnin fëmijët e tyre vetëm në Shqipëri dhe se ata janë shpresa jonë e vetme! Kanë të drejtë.

Në cilin vend tjetër të botës demokratike do të ishin bërë kaq të pasur e të pushtetshëm sa këtu?

Diku tjetër më në perëndim se ne ata do të ishin në burg ose para drejtësisë, kurse në Shqipëri ata janë gjithçka: shteti, polici, gjykata, prokurori, doganieri, inxhinieri, urbanisti, tatimori, mjeku, intelektuali, analisti.”, shkruan analisiti Afrim Krasniqi.