osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama i idhnuar me kryebashkiakun e Vlorës, Ambasada Amerikane e mbështet dhe falenderon Dritan Lelin

Rama i idhnuar me kryebashkiakun e Vlorës, Ambasada Amerikane e mbështet dhe falenderon Dritan Lelin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri e vlerëson kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane e vlerëson partneritetin e saj me Bashkinë e Vlorës dhe e falënderon Lelin për mbështetjen e tij.

Postimi shoqërohet me foto të Këndit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vlorë:

“Këndet tona Amerikanë në gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës.

Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”, shkruan ambasada amerikane.

Ndërkohë Leli në një postim në Facebook shkruan se është shumë e rëndësishme mirënjohja ndaj aleatëve dhe kjo nuk duhet bërë vetëm në përvjetorë:

“Është e rëndësishme që mirënjohja të kujtohet, jo vetëm në data të caktuara, dhe jam i sigurt që me marrëdhënien që kemi ndërtuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falenderimet nuk shkojnë vetëm në përvjetorë, si sot që bëhen 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Prej thuajse 20 vitesh, nga tre Këndet Amerikane që ndodhen në Shqipëri, njëri është në Vlorë, në bibliotekën e qytetit.

Ambasada Amerikane kujdeset çdo vit ta pasurojë @AmericanCornerVlora me gjithë ç’u nevojitet të rinjve, për t’u zhvilluar në pikëpamjen kulturore dhe teknologjike, dy armë që koha kërkon t’i pasurosh çdo ditë.

Çfarë më shumë se nxitja dhe krijimi i mundësive për t’u bërë profesionistë e të pavarur do t’iu duhej të rinjve?

Vendi që na ka mësuar të ëndërrojmë, e ka mundësuar këtë hap të zhvillimit prandaj këto janë data që duhet t’i njohin të gjithë. Gëzuar përvjetorin”- shkruan Leli.

Më herët emri i kryebashkiakut Dritan Leli u përmend nga një konflikt me kryetarin e mazhorancës, Edi Rama pasi Drital Leli ka refuzuar të japë dorëheqjen nga bashkia për tu bërë deputet.