osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PD goditje Dules dhe Idrizit, baza propozon për deputetë përfaqësues të komunitetit grek dhe çam, sfumohen PDIU dhe PBDNJ

PD goditje Dules dhe Idrizit, baza propozon për deputetë përfaqësues të komunitetit grek dhe çam, sfumohen PDIU dhe PBDNJ

Pavarësisht se janë bashkë në koalicionin opozitar, Partia Demokratike duket se nuk ja ka besën Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Prej 25 qershorit PD ka nisur procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë që do të vijnë nga anëtarësia, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-deputetë të kësaj partie vijojnë turin e takimeve me bazën, qytetarët, fermerët dhe bizneset, duke lënë të nënkuptohet se kanë nisur fushatën elektorale.

Por gazeta ka mësuar se javën që lamë pas janë zhvilluar disa takime në degë të ndryshme të Partisë Demokratike, ku dhe kanë nisur të zyrtarizohen kandidatë për deputetët që do të garojnë nën siglën e PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Interesant është fakti se në disa qytete të ndryshme, baza demokrate ka propozuar për deputetë përfaqësues të komunitetit grek dhe çam, duke i dhënë kështu një goditje të fortë kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.

PD goditje Dules dhe Idrizit

Më konkretisht, mësohet se në shumë qytete të jugut, degët e Partisë Demokratike kanë propozuar kandidatët për deputetë individë që gëzojnë popullaritet dhe që i përkasin komunitetit çam dhe grek. Rasti më i freskët vjen nga qyteti i Tiranës, ku dega e njësisë 3 ka propozuar pikërisht për deputet nën siglën e PD një çam.

Ndërkohë, burime të sigurta nga selia blu pohuan se një nga arsyet se përse janë propozuar kandidatët që përfaqësojnë këto dy komunite që janë kundërshtare me njëra-tjetrën, por në çatinë e Partisë Demokratike, është se kjo e fundit nuk iu ka besën këtyre dy partive, për shkak se historia ka treguar se ato janë “dredharake” dhe shkojnë nga fryn era.

Kështu që, të ndodhur përpara këtij fakti, demokratët kanë menduar që të propozojnë kandidatët që i përkasin komunitet çam e grek, për të maksimalizuar vota përmes tyre. Pra, duket qartë që PD e ka marrë shumë seriozisht ardhjen në pushtet dhe po përdor çdo strategji për të mos lejuar rrjedhjen e votave dhe për t’i bërë parapritë një “tradhtie” të mundshme nga partitë aleate, sikundër janë PDIU dhe PBDNJ.

Kjo do të thotë se Basha jo vetëm që po iu jep goditje Dules dhe Idrizit përmes propozimit për deputetë përfaqësues të komunitetit grek dhe çam, por kjo është një strategji e mirëmenduar, pasi këta kandidatë do të çojnë shumë vota në hambarin e Partisë Demokratike.

Megjithatë, ky plan çon automatikisht edhe në një sfumim të mundshëm të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, pasi shumë prej votave të tyre do të shkojnë për PD, e cila ka zgjedhur të dalë me kandidatë nga komuniteti i këtyre dy partive. Madje, sfumimi për PDIU dhe PBDNJ është i pashmangshëm edhe për faktin se këto dy komunitete janë të ndarë në disa fraksione, ç’ka tregon se ka një rënie të mbështetjes për Idrizin dhe Dulen.

Sidoqoftë, ajo që i vë kapak se këto dy parti kanë rënie të mbështetjes nga ana e elektoratit është fakti se janë bashkë nën një koalicion të përbashkët edhe pse deri para disa muajsh liderët e tyre e urrenin dhe akuzonin njëri-tjetrin në çdo dalje apo takim publik. Nga ana tjetër, sipas informacioneve, dega demokrate e njësisë 3 në Tiranë ka propozuar si kandidate për deputet zonjën Orjola Pampuri.