osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Berisha në ekstazë për akuzat ndaj Thaçit, Fatos Klosi: I qëndron besnik Millosheviçit, asnjëherë nuk e ka dashur Kosovën

Berisha në ekstazë për akuzat ndaj Thaçit, Fatos Klosi: I qëndron besnik Millosheviçit, asnjëherë nuk e ka dashur Kosovën

Sali Berisha është shfaqur tejet i ekzaltuar në lidhje me aktakuzën që zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar ndaj presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së.

Aktakuza pretendon se ata dhe disa persona të tjerë dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 vetëve gjatë luftës së Kosovës kundër okupatorit serb.

Ndërkohë që Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur dje i kënaqur që presidenti Thaçi do të shkojë në bangën e të akuzuarve, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit si person që kërkonte ndarjen e Kosovës.

Mes të tjerash Berisha ka marrë në mbrojtje Dhomën Speciale të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special, të cilat kanë ngritur aktakuzën ndaj Thaçit, ndërsa kërkon indirekt edhe dënimin e presidentit kosovar, duke theksuar se ai ka përgjegjësi individuale për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Reagon Klosi: Berisha i qëndron besnik Millosheviçit

Por deklaratën e mbushur me plot entuziazëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, ditën e djeshme e ka komentuar edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” u shpreh dje se ish-kryeministri Berisha shfrytëzon çdo mundësi për të goditur presidentin Hashim Thaçi, pasi sipas tij, ai është një besnik i Millosheviçit.

Madje, përveçse afeksionit që Berisha ka me Millosheviçin, zoti Klosi theksoi se një tjetër arsye se përse ai sulmon zotin Thaçi është fakti se presidenti kosovar është mik i kryeministrit Edi Rama. Sipas Klosit, Berisha me goditjen që i bën Thaçit, godet edhe Ramën. “Me deklaratat kundër Kosovës dhe me sulmet e akuzat ndaj presidentit kosovar, Hashim Thaçi,

Sali Berisha po tregon qartë se ai nuk e do popullin e Kosovës. Unë e kam thënë edhe më herët që Saliu ka pasur lidhje me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në disa forma. Por me akuzat ndaj Thaçit, Berisha po tregon se është në linjën e vet, sikundër ka qenë gjithmonë një politikan që nuk do pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Pra, që të hyj në temë, Saliu është në linjën e vet dhe çdo gjë që ka lidhje me Kosovën përpiqet ta shfrytëzojë për të goditur kryeministrin Edi Rama dhe jo Hashim Thaçin. Gjithë inatin e ka me Ramën, pasi duke qenë se Hashimi është mik me Edin, Berisha përpiqet që t’i godasë të dy”, deklaroi ai.

Berisha asnjëherë nuk e ka dashur Kosovën

Duke vijuar më tej në reagimin e tij për gazetën “SOT”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehu bindjen se ish-kryeministri Sali Berisha asnjëherë nuk e ka dashur Kosovën dhe popullin e saj. Dhe për të mbështetur argumentin e tij, zoti Klosi risolli në kujtesë kohën kur Berisha theu embargon e naftës dhe ndihmoi ish-Jugosllavinë, ç’ka sipas tij, tregoi hapur që ish-kryeministri nuk dëshironte luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Berisha deri vonë e ka pritur Thaçin, por tani papritur ai është hedhur në sulm ndaj këtij të fundit dhe përpiqet ta denigrojë, kjo edhe për faktin se Hashimi di shumë gjëra për Berishën. Por unë dua të theksoj se nuk zgjidhen këto gjëra me kërcënime, pavarësisht se dihet botërisht dhe kanë qenë gjëra të hapura që Sali Berisha theu embargon e naftës, duke ndihmuar Jugosllavinë dhe gjasme atij i erdhi keq se kosovarët kishin ftohtë, andaj edhe e theu.

Dihen botërisht lidhjet e Berishës me Millosheviçin. Kështu që nuk zgjidhen gjërat me akuza, edhe pse Berisha ka treguar se nuk e ka dashur luftën e Kosovës dhe çlirimin e saj. Pra, opinioni im përfundimtar është që Berisha është në linjën e vet me akuzat ndaj Thaçit”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.