osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tritan Kalo: Virusi nuk bën dallime, janë shtuar të prekurit rreth moshës 35 vjeç, zbatoni me rigorozitet protokollet

Tritan Kalo: Virusi nuk bën dallime, janë shtuar të prekurit rreth moshës 35 vjeç, zbatoni me rigorozitet protokollet

Koronavirusi mund të prekë çdo moshë. Në fillimet e shfaqjes së koronavirusit flitej se ai prek vetëm të moshuarit, por të dhënat e fundit po e hedhin poshtë këtë hipotezë. Sakaq edhe mjeku i njohur Tritan Kalo ka deklaruar dje se Covid-19 mund të prekë edhe të rinjtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bëri thirrje për kujdes pasi në ambientet spitalore janë regjistruar me koronavirus edhe pacientë të moshës 35 vjeç. Madje ai thekson se virusi mund të lërë të njëjtat pasoja edhe tek të rinjtë. “Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç.

Pamjet e publikuara alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre, kurrë mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 prek çdo moshë si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me komorbozitete dhe moshat e treta”, deklaroi Kalo. Ndërkohë për të disatën herë mjeku bënë thirrje për respektim të protokollit me përpikmëri nga qytetarët dhe institucionet, pasi kjo është vetmja mënyrë për të pasur nën kontroll virusin.

Sipas tij me rihapjen e vendit qytetarët kanë filluar të tregohen shumë neglizhentë ndaj rregullave për ruajtjen e higjienës dhe distancimin social. “Bëni kujdes vëllezër e motra. Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e profesionistëve për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara. Përkujdesuni si për jetët tuaja, por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush. Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…higjiena kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë”, theksoi ai.

Sakaq Kalo vuri edhe njëherë në dukje se virusi nuk bën dallime, prandaj në vend që të kritikojmë stafin mjekësor dhe të tregohemi neglizhentë ne duhet të bashkëpunojmë dhe të besojmë se mund t’ia dalim. “Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombës, COVID-19 nuk ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët. Është një virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”.

Mirëbesimi reciprok dhe ndërgjegjësimi kurrë nuk duhet t’ju mungojë. Asgjë nuk u është e pamundshme kur ne bëhemi bashkë në përpjekjet tona. Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real. Together forever”, u shpreh mejku.