osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përrallat dje fillonin “na ishte njëherë”, sot me “kur të vij në pushtet”!

Përrallat dje fillonin “na ishte njëherë”, sot me “kur të vij në pushtet”!

Atëherë thoshte “kur të vijmë në pushtet do jepet llogari dhe do mbajnë përgjegjësi për “Rrugën e Kombit” dhe jo vetëm nuk mbajti kush përgjegjësi, por ky që u angazhua harxhoi dhe disa miliona për të përfunduar disa vepra arti që Berisha me Bashën nuk mbaruan dhe e bënë edhe koncesion.

Po pra dhe shqiptarët paguan njëherë Majkon, pastaj Berishën dhe tani Ramën (sa herë kalojnë) me rrugën e famshme kurrë të mbaruar të kombit. Por fjalia ishte – kur të vijmë ne në pushtet. Ashtu thoshte dikur Rama për monopolet dhe bie fjala për atë të kontrollit fizik të automjeteve dhe ku jemi sot?! Po i shtoi dhe një monopol tjetër për ndryshimin tekniko-fizik.

Po ashtu dhe për disa të tjera sidomos për atë të kontrollit në “skaner” ku paratë shqiptarëve ju merren kot fare dhe sërish ku jemi sot? Sa për ilustrim po them! Monopolet për naftën dhe gazin, minerale dhe shfrytëzime të pasurive minerare si afera (veprime nga më të degraduarat në kurriz të buxhetit të shtetit dhe taksave tona) nga më të ndyrat përgjatë tre dekada në medemek demokraci. Ku jemi sot?!

Sepse e para rifillonte mekanizmi i riciklimit të aferës me pushtetin e ri politik dhe së dyti merrej angazhim për dënime dhe drejtësi kur një ekzekutiv, nuk mund të bëjë dhe gjyqësorin. Biles bënë në fillimet e tyre dhe akuza të drejtpërdrejta ministrat si porosi nga lart dhe tashmë kanë kaluar vite dhe për të gjitha akuzat jo vetëm nuk ka përgjigje, por është kaluar nga vjedhjet pa skrupuj në kohë të Berishës, në grabitjet arrogante në kohë të Ramës. Nga tenderat pa studime dhe afera ashiqare në mënyrë banale të folklorikeve dikur në PPP e famshme (super idiote në arrogancë) në kapërcimin e logjikës dhe të vjedhjes edhe masës së lartë së “koeficientit” të përfitimit apo grabitjes për njësi.

Po po, akoma më shumë se koha e Berishës, në folklorizmin e tij tashmë legjendar tenderist dhe aferë e zbuluar haptas! Nejse, tani ka kohë që ka nisur Lulzim Basha të thotë “kur të vijmë ne në pushtet”. Ka disa kohë realisht ose që në kohë të “Republikës së Re”, por edhe ajo kohë tashmë u bë e vjetër. Ai do të na anulojë koncesionin dhe taksën tarifë të Rrugës së Kombit. Na ka premtuar të na largojë taksat e Ramës për karburantit – kur të vijë në pushtet. Na ka premtuar që të na anulojë disa koncensione dhe PPP “oligarkësh” kur të vijë në pushtet. Po pra përditë na premton se – kur të vijë në pushtet, do të anulojë dhe do të bëjë këtë apo atë, me gjithmonë batutën tashmë “fantastike apo më mirë fantazmagorike” që është: Kur të vijmë në pushtet!

Biles Basha nganjëherë ekzagjerohet, sepse thotë: Kur të vij në pushtet, duke folur në njëjës! Dakord, faleminderit që do të anulosh monopolet e Ramës, taksat e Ramës, biles dhe rrugën e fundit 1.2 miliardëshe të Ramës. Po po sinqerisht faleminderit. Por ka dy gjëra interesante për ne vdekatarët këtu poshtë.

E para, është se një pjesë e madhe, ose pothuaj të gjitha koncesionet e padrejta dhe PPP-të e deri rrëzimin e teatrit, i cili dhe ky është një angazhim politik, kanë një mbështetje ligjore dhe firma e vula po ligjore, të cilat janë në lidhje me publiken dhe privaten në Shqipëri. Pra kemi të bëjmë me veprime që nuk ju kanë munguar si ana ligjore dhe kopsitja “studimore-juridike” për të bërë pastaj dhe aferën, që sado të jetë e poshtër ka firma dhe vula normale administrative dhe ligjore.

Kush do t’i paguajë paratë për të dëmshpërblyer privatët dhe aferën? Po pra po, sepse do shkohet nga shumë persona deri në Strasburg dhe gjykatat nuk mund të mbrojnë dot premtimet boshe të Bashës ose demagogjinë e tij fantazmagorike të largimit të pothuaj gjithë taksave dhe pastaj largimit dhe të koncesioneve dhe PPP. E dyta, është pastaj se “një ditë mbasi vjen në pushtet zoti Basha imiton (kushedi e ka mësuar) të parët e tij në pushtet dhe harron jo vetëm premtimet e angazhimit, por dhe fillon të kuptojë se sa mirë është sjellë me të kryeministri i sotëm “kur ishte në pozitë” pikërisht me atë që sot thotë – kur të vijmë ne në pushtet.

E nuk mund të thotë Basha se KM Rama me të është sjellë kaq keq. Teoritë me thënien ” kur të vijmë në pushtet” nuk janë as romantizëm politik, as parime të premtimit demokratik elektoral, nuk janë as mrekulli fushate elektorale. Jo, nuk janë asnjë prej këtyre dhe asnjë gjë e mirë kur përdoren. Mundësisht nuk duhet thënë kurrë – kur të vijmë në pushtet. Sepse nuk shkon tashmë, kur kemi bërë dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit 21.

Është thjesht demagogji e vjetruar, batutë tip barsoletë dhe absolutisht e dobët, sepse në shumicën e rasteve është e pamundur dhe anti ligjore e në një pjesë të madhe nuk realizohet, sepse jo vetëm nuk arrin, por dhe kur vjen në pushtet harron “angazhime e premtime” dhe bëhesh po njësoj si ai që ka qënë para teje në pushtet! Të tillë tipave që premtojnë njëri 300.000 vende pune dikur dhe të sotmit uljen e çdo takse dhe tarife, ju duhet reaguar ashpër në demagogjinë e tyre pa fre.

Sepse vlen të përmendet kjo batutë Altan ose fumetistit italian që bën kështu: thotë (premton) që mbas votës do ulë taksat, atëherë thuaji se të votojmë mbas zgjedhjeve. Kjo pra është më e shëndetshmja dhe punë e mirë që mund të bëjë një shoqëri e mbushur me të tillë mitomanë dhe demagogë të shpërfytyruar që tallen me një shoqëri që akoma reagon dobët.

Njerëzit duhet të kuptojnë se përrallat dikur kur na i tregonin gjyshat fillonin me: na ishte një herë! Por sot ato tregohen jo nga gjyshat, por nga politikanët dhe fillojnë me: nëqoftëse vi në pushtet… E këtë nuk e them unë, por Carly Warner. Në fakt janë thjesht gënjeshtra dhe pse janë të bukura dhe nganjëherë gati gati, i besojnë dhe ata që i nxjerrin nga goja në kohë para dhe gjatë fushatave elektorale!

Georges Clemenceau thotë: Nuk thuhen kurrë më shumë gënjeshtra se sa thuhen para zgjedhjeve, gjatë luftës dhe mbas gjuetisë. E me këtë po e mbyll, sepse nuk ka më nevojë t’i shtoj asgjë më tepër!/Nga Besi Bekteshi