osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama që mallkoi dhe mbylli lojërat e fatit, po mbush Tiranën me kazino?! Pas asaj në “Plaza” u hap një tjetër në qendër: Ja bosët!

Rama që mallkoi dhe mbylli lojërat e fatit, po mbush Tiranën me kazino?! Pas asaj në “Plaza” u hap një tjetër në qendër: Ja bosët!

Në një koment të publikuar nga agjencia “INA”, ka konfirmuar paralajmërimet e bëra shumë herë nga “Pamfleti”, lidhur me skenarin që kryeministri Edi Rama, ka nisur të zbatojë për mbushjen e Tiranës me qendra kumari.

Mesditën e 23 qershorit, brenda “MAK Hotel Tirana”, është organizuar pa zhumë mediatike, ceremonia e hapjes së “Royal Eagle Casino”, duke e çuar numrin në 3 kazino të hapura në qendër të Tiranës, pas mbylljes së lojërave të fatit.

Nga fjala e Petr Kulhánek, menaxheri i kazinos së re të hapur në “MAK Hotel Tirana”, faktohet se pronarë janë të njëjtët persona që kanë “Grand Casino Tirana” në hotel “Plaza”, për të cilën “Pamfleti” ka publikuar indicie, se është në ortakëri me familjen kryeministrore.

Ndryshe, pa interes personal të Edi Ramës, nuk hapeshin kazino brenda hoteleve në qendër të Tiranës, madje dhe në shkelje të ligjit, që ndalon lojërat e kumarit më afër se 100 metër distancë nga institucionet arsimore e fetare, siç janë dy kazinotë te “Plaza” e “MAK Hotel Tirana”.

Shtimi i kazinove, po bëhet pas mallkimit dhe mbylljes së lojërave të fatit nga kryeministri Rama, i cili i quajti “llum shoqëror e shkatërrim të familjeve shqiptare”, me betimin se prej 1 janarit 2019 e deri sa të ishte ai kryeministër, nuk do lejohej asnjë lloj loje bixhozi.

Mirëpo fakti, që Rama po e kthen Tiranën me kaq shpejtësi në epiqendër kumari të Ballkanit, tregon se aksioni për mbylljen e lojërave me makineta e baste sportive, paska qenë skenar i tij, për të krijuar monopolin e kazinove në hotele.

Këtë monopol, Rama e startoi më 19 maj 2020, me licensimin dhe hapjen e “Grand Casino Tirana” te hotel “Plaza”, për të cilën bosët e hotelit, në biseda konfidenciale thonë se është ortakëri e Ramës me grupin mafioz të bixhozit “APEX”.

Kazinotë në qendër të Tiranës, po hapen në heshtje e me shpejtësi të frikshme, si industri kriminale sunduese mbi ekonominë e vendit, duke krijuar monopolin e tyre në duart e grupeve që kanë në dorë politikën, pushtetin, ligj-bërjen, ligj-zbatimin, koncesionet, bankat dhe trafiqet.

Me ligjin Nr. 75/2018 datë 25.10.2018 që mbylli lojrat e fatit dhe me Vendimin Nr. 689, datë 02.09.2020 që hapi kazinotë, Edi Rama deklaroi se kazinotë do jenë akses vetëm për investitorët e huaj dhe do hapen 10-15 km larg qendrave të banuara.

Mirëpo ato po hapen në qendër të Tiranës dhe pranë universiteteve, ndërsa pronarë, nuk janë të huajtë, por shqiparë, bosë të vjetër lojërash bixhozi dhe me dosje si trafikantë e vrasës, të lidhur me kryeministrin Rama në marrje koncesionesh, ndërtim kullash në Tiranë e resorte në bregdet.

Pronësinë e dy kazionove “VIP” nuk e kanë pronarët e dy hoteleve “Plaza” e “MAK Hotel Tirana”, por një grup monopolistësh me logo kompanie “Adria Entertainment” e “Infinity Investment”, që sipas regjistrit tatimor rezulton se është kompania “APEX”, njohur si e preferuar e Ramës për leje kullash e zhvatje trojesh në mes të Tiranës.

Përfaqësues ligjor të pronësisë së kazinove në Tiranë, janë Bledar Sinani e austriaku Johannes Weissengruber, i cili i maskon aksionet e kazionove, pas fondacionit privat “Rigjallërimi i Kështjellës Tannbach” me qendër në Linz-Austri; ndërsa sipas informacionit, në tavolinën e Autoritetit të Lojërave të Fatit, është gati për licensim dhe 3 kazino të tjera, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Shëngjin.

NË VIJIM/ Cili është Bledi me nofkën “DARI” dhe grupi i kumarit me logon “APEX”, dhe çfarë i lidh me kryeministrin Rama, që përveç monopolit të kullave në qendër të Tiranës, i ka dhënë dhe monopolin e kazioneve, nëpërmjet firmave “Adria Entertainment”, “WSI” dhe “W-CZ Holdings”, që në fakt janë maska të firmës së kumarit “APEX”?/Pamfleti