osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shtëpia e Bardhë dhe plaku i zi Lalzit

Shtëpia e Bardhë dhe plaku i zi Lalzit

Skenari me foltore “shashkë”, doli jashtë loje në momentin që u bë e qartë, se Qeveria Amerikane e çdo krahu politik qoftë, nuk do ta njohë Sali Berishën edhe sikur të bëhet “mbret” i Shqipërisë; prandaj ai filloi gjunjëzimin para “murit që nuk i bihet me kokë”, sepse “monstra” e trazicionit e di që “thyen kokën”, si ekuivalentët dhe bashkëpunëtorët e tij sundues gjakësor në vendet e “Pranverës Arabe” apo dhe në Serbi

Megjithëse Sali Berisha, vazhdon thotë me krekosje, se nuk dorëzohet në betejën për të pastruar njollën “non grata”, faktet tregojnë se është dorëzuar, paçksa se vazhdon me foltore e kuvend.

Tërbimi për të uzurpuar PD-në e nëpërmjet saj postin kryeministror, është tjetërsuar në “urtësi ëngjëllore” dhe ndryshim kahje, pas dekaratës së Ambasadores Yuri Kim, se politika zyrtare e SHBA, nuk pi as kafe me personat “non grata” edhe nëse bëhen kryeministra.

Plaku i zi i Lalzit, filloi të struket, pasi kongresmenët e ardhur në Shqipëri, dhanë mesazhin se Shtëpia e Bardhë është e vendosur, që të çojë para drejtësisë, gjithë zyrtarët e skeduar “non grata” për korrupsion, favorizim grupesh kriminale e trafiqesh dhe pengim drejtësie,.

Kjo strukje e Sali Berishës, u pa, kur si me telekomandë ndërpreu sulmet ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe ambasadores Yuri Kim, duke i zëvendësuar me elozhe për politikën dhe diplomacinë mbështetëse të SHBA në Shqipëri.

Efektin e qëndrimit të prerë amerikan, Berisha e manifestoi dhe në tërheqjen ndaj Luzim Bashës, për të cilin deri para një jave, deklaronte se bashkë me “trimat” e foltores do ta nxirrte prej leckash nga selia e PD, ndërsa tani thotë se do respektojë procedurat sipas statutit.

Jo se ka frikë nga Lulzim Basha, apo se nuk i vlon gjaku për të pushtuar selinë e PD-së me dhunë e gjak kamikazësh të paguar, por sepse plaku i zi i Lalzit e di shumë mirë, që ka përballë vetëm Shtëpinë e Bardhë, këtë fuqi që ia ka vendosur “kufirin te thana”.

Prandaj i nisi foltoret me militantë, ish ministra, ish drejtorë e ish-deputetë me dosje korrupsioni, kontrabande, trafiqesh e krimesh të rënda, si e vetmja “shashkë” presioni tymues që i kishte mbetur në dorë, për të bërë presion kundër SHBA me qëllim anulimin e vendimit “non grata”.

Tymi i “shashkës” së foltores, u largua vetëm me një deklaratë të ambasadores Yuri Kim, dhe doli qëllimi i vërtetë i Sali Berishës me këtë lëvizje paramilatare; që nuk ka qenë misioni për demokratizimin e PD, as shpëtimi i saj nga pengmarrja dhe as humbjet e Lulzim Bashës në zgjedhje, por vetëm uzurpimi i PD, për ta tjetërsuar në bunker përballë drejtësisë.

Mirëpo kjo skemë nuk kishte më vlerë, në momentin që iu bë e qartë se Qeveria Amerikane e çdo krahu politik qoftë, nuk do ta njohë Sali Berishën edhe sikur të bëhet “mbret” i Shqipërisë.

Prandaj ai filloi gjunjëzimin para “murit që nuk i bihet me kokë”, sepse “monstra” e trazicionit e di që “thyen kokën”, siç ndodhi me ekuivalentët dhe bashkëpunëtorët e tij sundues gjakësor në vendet e “Pranverës Arabe” dhe në Serbi.

Tashmë, ai është tërhequr nga skenari për të uzurpuar PD; ka harruar gjyqin 1 milionë Euro në Francë; ka braktisur qëllimin e foltores për shkarkimin e Lulzim Bashës; nuk po rekruton më deputetë e ish-deputetë dhe nuk po e përmend më ëndrrën për t’u bërë Kryeministër.

Kapitullimi dhe dorëzimi i Berishës, u kuptua qartë para 3 ditësh, kur hoqi nga fjalori i foltoreve, kërcënimet me protesta të dhunshme e kaos publik, duke deklaruar se do bëjë “revolucion paqësor” në kuvendin e 11 dhjetorit.

Siç duket, Sali Berisha ka rënë në paqe dhe ka pranuar fatin e tij dhe të familjes, që i ka nisur me vendimin “non grata” dhe do ta ketë fundin në tavolinën e drejtësisë amerikane, për gjithçka ka bërë në këto 30 vite./Pamfleti