osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Reforma në drejtësi në dorë të ndërkombëtarëve: EURALIUS mbi 30 rregullore e akte të hartuara për KLGJ, KLP e KED!

Reforma në drejtësi në dorë të ndërkombëtarëve: EURALIUS mbi 30 rregullore e akte të hartuara për KLGJ, KLP e KED!

Ndërkombëtarët duket se kanë marrë në dorë reformën në drejtësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë investuar fuqishëm në vendin tonë për zbatimin e plotë të reformës, ku dhe kanë udhëhequr organet e reja të drejtësisë.

Kështu EURALIUS ka hartuar mbi 30 akte për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Gazeta ka zbardhur listën e plotë të akteve që ka hartuar Bashkimi Europian për institucionet e drejtësisë. Kështu, për KED, EURALIUS ka hartuar 5 akte, në të cilën janë përfshirë përzgjedhja e anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, për kandidatët për të marrë kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e KED.

Po ashtu, një tjetër akt i miratuar për Këshillin e Emërimeve ishte edhe për procedurat e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Një tjetër asistencë e BE është edhe për hartimin e aktit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ja aktet për KLP

Por një asistencë të shtuar EURALIUS ka ushtruar edhe ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku ka hartuar 6 akte. Kështu, BE ka ndihmuar Këshillin për të hartuar rregulloren për kriteret që duhet të plotësojnë dhe procedurat që duhet të ndjekin prokurorët e SPAK.

Po ashtu, një tjetër asistencë është edhe ajo për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. EURALIUS ka dhënë mendimin për kriteret që duhet të plotësojë kandidati për kryeprokuror por edhe vlerësimin në bazë të pikëve. Por një tjetër akt i hartuar është edhe ai për hartimin e rregullores për ushtrimin e veprimtarisë së prokurorit jashtë funksionit të tij.

Objekti i këtij akti është që të përcaktohen rregulla të detajuara që lidhen me aktivitetin e prokurorit për të shkruar, publikuar, dhënë leksione dhe mësimdhënie për çështjet ligjore dhe për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me çështje ligjore, sistemin ligjor, administrimin e drejtësisë dhe çështje të tjera të lidhura me to gjatë dhe jashtë orarit të punës dhe procedurën e pajisjes me autorizim nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por edhe paga e prokurorëve jashtë orarit zyrtar është një akt që është hartuar nga EURALIU i BE.

Aktet e EURALIUS për KLGJ

Por edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor, EURALIUS ka hartuar një listë të gjatë me akte, ku janë plot 21 të tilla. Një nga aktet është hartimi i metodologjisë së vlerësimit për kandidatët jo gjyqtarë për në Gjykatën e Lartë. Në këtë akt, EURALIUS ka caktuar se si do të bëhet vlerësimi i kandidatëve dhe renditja e tyre në bazë të pikëve. Por edhe kriteret dhe procedurat që duhet të ndiqen për transferimin e përkohshëm të gjyqtarëve në gjykatat në rrethe janë hartuar nga BE.

Aktet e tjera të miratuara nga EURALIUS janë: Rregullore për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit; Rregullore mbi organizimin dhe funksionimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari. Mbi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të drejtësisë për të mitur./Sot