osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rëndohet gjendja e Metës, sulmon qeverinë për largimin e të rinjve dhe kërkon që shqiponjat të kthehen në fole, e nxjerr blof Braçe

Rëndohet gjendja e Metës, sulmon qeverinë për largimin e të rinjve dhe kërkon që shqiponjat të kthehen në fole, e nxjerr blof Braçe

Ilir Meta po tregon çdo ditë e më shumë se është në një gjendje të rënduar mendore. Teksa Shqipëria ka qysh prej viteve ‘90 që bashkëjeton me fenomenin e emigrimit, presidenti Meta ka shfrytëzuar dje një artikull të “The Economist”, ndërsa ka sulmuar qeverinë “Rama” për largimin e të rinjve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Meta iu ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë shqiptarëve që jetojnë jashtë, duke iu kërkuar që të kthehen në atdhe. Madje, kreu i shtetit ka përdorur edhe simbolet kombëtarë për të dërguar mesazhin e tij, sikundër ishte vendosja e theksit tek fakti që shqiponjat duhet të kthehen në folenë e tyre. Sipas tij, për këtë situatë fajin rëndon mbi qeveritë pasi ato shohin interesat e tyre të ngushta për të përfituar nga kjo situatë dhe jo për zhvillimin e vendit.

“Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë. Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni. Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa. Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre”, deklaroi ai.

Më tej kreu i shtetit theksoi se ndihet i shqetësuar që sipas artikullit të “The Economist” në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, sidomos Shqipëria. “Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë. Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç. Trishtim më të madh nuk mund të ketë”, nënvizoi presidenti Ilir Meta. Kjo nuk është hera e parë që kreu i shtetit u kërkon shqiptarëve që të marrin në duar fatin e vendit, për të kthyer shpresën dhe besimin në Shqipëri.

Zv/kryeministri Braçe nxjerr blof Metën

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës qeverisëse, e cila i është përgjigjur flakë për flakë presidentit Ilir Meta. Ka qenë zëvendëskryeministri Erjon Braçe, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka nxjerrë blof kreun e shtetit. Zoti Braçe zbuloi dje se në qeverisjen PD-LSI ikën 137 mijë shqiptarë, përkundër 70 mijëve në 5 vitet e fundit.

Sipas tij, shifrat e servirura nga Meta janë një alarm i rremë dhe një propagandë e shëmtuar për kredo politike. Madje, numri 2 i qeverisë “Rama” thumboi kreun e shtetit, teksa i kujtoi “21 Janarin”, kur sipas tij, mazhoranca e kohës i ka përzënë shqiptarët me pushkë duke i qëlluar në mes të bulevardit. “Bëjini pak llogaritë. 354 mijë shqiptarë ka qenë emigracioni neto në kohën kur sorrat me pushtet përzinin shqiponjat. 70 mijë është në pesë vitet e fundit. Shumë janë sërish, por janë 5 herë më pak se atëkohë.

Tani bërtitet fort, shumë fort, nga frika se mos dikush kujton që këta kanë qenë në pushtet dhe i kanë përzënë shqiptaret me avionë e anije, makina e trena, nga ajri, toka e deti; këta i kanë përzënë shqiptaret me pushkë. I qëlluan në mes të bulevardit, kush ishte në shënjestër u pushkatua, kush shpëtoi iku dhe është në këto numra. Patjetër që do kthehen, por nuk kanë për t’iu rikthyer ju”, deklaroi zëvendëskryeministri Erjon Braçe. /RIGELS SELIMAN