osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shtatori 2020, çfarë do të ndodhë me politikën?! SPAK, BKH do vertetojnë fillimin e drejtësisë së re!

Shtatori 2020, çfarë do të ndodhë me politikën?! SPAK, BKH do vertetojnë fillimin e drejtësisë së re!

Shtatori i këtij viti është një nga muajt më enigmatikë të historisë së politikës shqiptare. Janë një sërë problematikash që kanë ngelur pezull nga fundi i korrikut, ku ndryshimet kushtetuese e kanë futur në errësirë procesin zgjedhor, pasi ende janë të paqarta se cilat do të jenë modalitetet për zhvillimin e zgjedhjeve të 2021.

Fillimi i shtatorit do të zbërthejë formulën e koalicioneve, listave të hapura dhe do të kuptohet qartë nëse palët do ja lënë stafetën njëra-tjetrës në zgjedhjet e ardhshme.

Një fakt konkret është që nga ndryshimet kushtetuese më i godituri nga të gjithë është presidenti Ilir Meta, i cili përveç hemoragjisë akute elektorale ndodhet përballë sfidës së ndryshimeve që e rrudhin forcën e tij politike.

Tensioni në politikën shqiptare vjen edhe nga një sërë rrethanash të reja që janë krijuar nga përmbyllja e zinxhirit të “inkuizicionit”, ku aktivizimi i BKH me zgjedhjen e shefes të saj ka rritur pritshmëritë në opinion për nisjen e fushatës aq të trumpetuar për asgjësimin e peshqve të korrupsionit.

Tashmë SPAK, BKH dhe gjithë organet e vetingut janë në eficencë të plotë dhe do të jetë shtatori i cili do të tregojë frymën që do të ketë aktiviteti i këtyre organeve për fatin e politikës shqiptare.

Sipas burimeve të gazetës, janë dhjetra dosje që janë drejt përmbylljes për shumë eksponentë të politikës që janë të implikuar në pastrim parash, korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe disponibilitet pronash dhe pasurish të pajustifikuara. Në dosje janë emra ministrash, ish ministrash, ish kryeministrash dhe personazhe nga biznesi që janë të përfshira në afera gjigande që janë vënë nën hetimin e SPAK.

Bëhet fjalë për përgjime të pafundme të emrave të njohur të politikës, biznesit dhe medias, të cilëve ju kanë dekriptuar edhe aplikacionet ku komunikonin dhe bënin aferat e tyre. Dosje të tëra voluminoze janë dorëzuar nga ILDKP pranë investiguesve, ku janë zbardhur diskordancat e pasurive dhe manipulimet me dokumentacionet e deklarimit të të ardhurave dhe pasurive.