osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shënim/ Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës

Shënim/ Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës

Ajo që pritej ndodhi. Lulzim Basha ka dalë sonte në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Basha ka riprodhuar argumentat e Ilir Metës kundër Cakajt, duke u bërë kësilloj palë përçarëse Shqipëri-Kosovë.

Në fakt kjo nuk është se të habit, kur dihet se e shoqja e Metës është bashkëkryetare e opozitës, por, të kthehet kryetari i partisë më të madhe opozitare në një zëdhënës të të shoqit të bashkëkryetares, ngjan paksa amatorizëm politik. Por, mesa duket Basha është 1-shi për të qenë 2-sh dhe këtë e tregoi edhe sonte me pamaturinë politike duke u sjellë jo si kryetar opozite por si zëdhënës i burrit të aleates së tij politike.

Ndërkohë, nga ana tjetër kemi të bëjmë me një president (pozicioni i të cilit mbart mbi supe peshën e rëndë të unitetit të kombit), që duke shkelur kushtetutën dhe duke sulmuar një shqiptar të Kosovës si të paaftë për të qenë ministër i Jashtëm i vendit tonë, po tenton për herë të parë përçarjen Shqipëri-Kosovë.

Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Të dalësh krah Serbisë e Greqisë kundër një njeriu që përfaqëson shqiptarët e Kosovës dhe të nxisësh përçarje mes shqiptarësh duke luajtur lojën me spiunë, është të mos jesh simbol i unitetit, por i përçarjes.

Thënë të gjitha këto, Lulzim Basha që bën zëdhënësin e Metës dhe ky i fundit që është arkitekti i këtij skandali, janë pozicionuar në një krah, për të thënë se ai shqiptari i Kosovës nuk mund të jetë ministër i Shqipërisë. A është ky uniteti kombëtar? A është kjo politikë pro kombit shqiptar?/ F.Muça – Lexo.al