osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shoqata e Gazetarëve thirrje Kryeministrit: E papranueshme që të ndalohen nga policia, dëno dhunën ndaj tyre

Shoqata e Gazetarëve thirrje Kryeministrit: E papranueshme që të ndalohen nga policia, dëno dhunën ndaj tyre

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë në Shqipëri i kërkon kryeministrit Edi Rama që dënojë dhunën ndaj gazetarëve.

“Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policise; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë”, thuhet në deklaratën për median.

Reagimi i plotë

THIRRJE KRYEMINISTRIT EDI RAMA DHE DREJTORIT TE POLICISE SE SHTETIT QE TE DENOJNE DHUNEN NDAJ GAZETAREVE

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, dënojnë me forcë aktet e përsëritura të dhunimit të gazetarëve në krye të detyrës nga policia, gjatë protestave të këtyre ditëve.

Eshtë e papranueshme që gazetarë e punonjës të medias të ndalohen, edhe pse u identifikohen policise ; të dhunohen e shoqërohen sepse po bëjnë detyrën, pra pasqyrimin e ecurisë së protestave. Këto janë sjellje arbitrare e antiligjore të policisë.

Pas gazetarit të “Rtv Ora” Xhoi Malësia, shoqërimi i kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani, dhunimi i gazetarit të “Syri TV” në Durrës Aldo Mustafa dhe po në Durrës, i punonjësit të medias “Durrës Lajm” Shefqet Duka janë raste që po denoncohen cdo ditë, si sjellje e pandryshuar e policisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, që të shprehen publikisht kundër dhunës e pengimit të gazetarëve e medias në përgjithësi për të bërë detyrën, pasqyrimin e asaj cfarë ndodh në protesta; të nxisin nxjerrjen e ndëshkimin e përgjegjësve të dhunës ndaj punonjësve të medias.

Në këtë rast, heshtja juaj është inkurajim i sjelljes së padenjë të policisë në shkelje të hapur të lirisë për të kryer detyrën në një shtet demokratik.