osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skema e mashtrimit me fëmijët e sëmurë, si u zhvatën qytetarët shqiptarë nga rrjetet sociale

Skema e mashtrimit me fëmijët e sëmurë, si u zhvatën qytetarët shqiptarë nga rrjetet sociale

Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia në Pogradec, pasi akuzohen se përmes rrjeteve sociale mashtronin qytetarët dhe u merrnin para.

Në kuadër të operacionit të koduar ”Kameleonët”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve: Klajdi Likaj, Dionis Daka, Genci Roko, Elis Molla, Kledi Hamati, Leonard Kalaja, dhe është shpallur në kërkim Klinti Cani.

Policia thotë se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Gjithashtu, mësohet se këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin shqiptar, por dhe jashtë saj.

Si funksiononte skema? Të dyshuarit vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish, të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare.

Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë, dokumente tërheqjesh monetare, një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kokainë etj.