osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sondazhi i radhës: PS thellon fitoren në Fier dhe Elbasan, PD rritet ndjeshëm me votat e ish të larguarve te SHPK Meta, LSI del me zero mandate në të dy qarqet

Sondazhi i radhës: PS thellon fitoren në Fier dhe Elbasan, PD rritet ndjeshëm me votat e  ish të larguarve te SHPK Meta, LSI del me zero mandate në të dy qarqet

Partia Socialiste thellon fitoren në qarkun e Fierit dhe mban Elbasanin nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë.

Prej disa javësh në shumë media janë publikuar sondazhe të ndryshme, ku PS-në e nxjerrin forcë të parë në zgjedhje në nivel kombëtar, PD-në subjekt politik në rritje krahasuar me zgjedhjet e fundit të përgjithshme të vitit 2017, ndërsa LSI rezulton partia më pak e votuara nga qytetarët, duke rrezikuar të shkojnë drejt katastrofës.

Kështu, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, sondazhi i katërt i “MRB” për “Euronews Albania” tregoi ditën e djeshme se Partia Socialiste do të merrte 53% të votave në Qarkun e Fierit. Partia Demokratike rezulton se ka 27.8% të votave dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 3.7%.

Pjesa tjetër e votuesve është e ndarë në 5% për parti të tjera, 5.6% thonë se nuk do të votonin, 4.2% janë ende të pavendosur kurse 0.7% refuzojnë të japin një përgjigje. Në Qarkun e Fierit, diferenca mes PS dhe PD është 25.2% ndërsa elektorat i pavendosur ende janë 10.5% e votuesve.

Në krahasim me rezultatin e sondazhit në nivel kombëtar, PS ka një rritje prej gati 12%, ndërsa PD ka rënie me 3%. Rënie ka edhe LSI pasi nga 7.6% në rang kombëtar në Fier rezulton me 3.7%. Ky rezultat i përkthyer në ndarjen e 16 mandateve të Qarkut të Fierit, del se PS do të siguronte 11 mandate ndërsa PD 5 mandate. Më konkretisht, ndarja e mandateve do të ishte 11 mandate për PS, 5 mandate për PD dhe asnjë për LSI. Në krahasim me ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të fundit, rezulton se PS dhe PD i kanë marrë nga një mandat LSI pasi ndarja ishte PS 10 mandate, PD 4 dhe LSI 2 mandate.

PS mban Elbasanin, rritet PD, LSI rënie

Ndërkohë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të rezultonte forcë e parë në qarkun e Elbasanit duke marrë shumicën e mandateve. Sondazhi i “MRB-së” për “Euronews Albani” tregoi dje se shumica e qytetarëve në qarkun e Elbasanit kanë prirje të votojnë Partinë Socialiste. Më konkretisht, PS – 44.8%; PD – 36.4%; LSI – 5.3%; Të tjera – 3.9% dhe Të pavendosur – 9.6%.

Pra, krahasuar me prirjen e rangut kombëtar, në qarkun e Elbasanit vihet re një ulje (nga 7.6%) të votave drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe rritje drejt të dyja forcave kryesore PS dhe PD. Ndërsa sipas projeksionit të MRB, duke marrë në analizë edhe votat e të pavendosurve, LSI duket se do ta ketë të vështirë të marrë një mandat në Elbasan.

Më konkretisht mandatet ndahen 7-8 mandate shkojnë për PS, 5-6 mandate për PD dhe 0-1 mandat për LSI. Kjo do të thotë së në të dy këto qarqe parti e Kryemadhit nuk fiton asnjë mandat deputeti. Po ashtu, blenë të theksohet fakti se si në Qarkun e Fierit, ashtu edhe në atë të Elbasanit, Lëvizja Socialiste për Integrim del forcë politike në rënie, ndërsa Partia Socialiste ruan fitoren dhe Partia Demokratike ka rritje të ndjeshme. Kujtojmë që sondazhi mori në analizë 870 të intervistuar, 415 prej të cilëve në Elbasan dhe 455 në Fier. Intervistat ballë për ballë u realizuan në zona urbane dhe rurale në periudhën 19 mars-28 mars./Rigels Seliman