osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Thirrjet për të marrë me dhunë selinë e PD dhe të nxjerrin Bashën me forcë, Garda dhe Policia në gatishmëri

Thirrjet për të marrë me dhunë selinë e PD dhe të nxjerrin Bashën me forcë, Garda dhe Policia në gatishmëri

Garda dhe Policia e Shtetit do të jenë nesër në gatishmëri maksimale, duke qenë se janë paralajmëruar akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.

Burime nga këto institucione, bëjnë me dije se sipas ligjit, ato janë të detyruara të mbrojnë kryetarin e opozitës, nëse cënohet siguria e tij.

“Garda mbron kryetarin e opozitës, siç e përcakton qartë ligji”, bënë me dije burime nga Garda, për gazetën TemA.

Ndërsa nga Policia, burimet bënë me dije se:

“Policia do jetë e gatshme për çdo situatë penale/krimi që mund të ngjasë”.

Sali Berisha paralajmëroi këtë të premte, se të shtunën ata do të marrin selinë e PD-së.

Njerëzit e tij po ashtu kanë ditë që thonë në media, se më 8 janar do ta marrin selinë e PD-së, me çdo mënyrë.

Lulzim Basha nga ana tjetër deklaroi se kjo që po bën Berisha, është e paprecedentë, por ai nuk tërhiqet.

Ndaj kur të gjitha palët janë të karikuara për dhunë, Garda dhe Policia kanë për detyrë të ndërhyjnë, në mënyrë që të shmangin atë që po paralajmërohet prej ditësh, dhunën për të marrë me çdo kusht godinën e PD-së.