osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandali me publikimin e pagave: Dyshohet se të dhënat u përdorën në një skemë manipulimi me kreditë, mund të jenë shitur në treg të zi

Skandali me publikimin e pagave: Dyshohet se të dhënat u përdorën në një skemë manipulimi me kreditë, mund të jenë shitur në treg të zi

Të arrestuarit nga policia për skandalin e pagërrjedhjes: Endri Ikonomi, Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota

Databaza me të dhënat personale dhe pagat e mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë, mund të jenë përdorur për ngritjen e një skeme manipulimi dhe mashtrimi me kreditë.

Kjo është një prej pistave që po heton Prokuroria e Tiranës, ku ndër të tjera, dyshohet se të dhënat janë shitur në treg të zi.

Sipas News24, dy personat e dyshuar si të përfshirë në këtë skemë janë Klodian Sota pronar i një zyre mbledhjeje kredish dhe Endri Ikonomi si bashkëpronar i një institucioni mikrokredish.

Dyshohet se ata e kanë qarkulluar listën e pagave mes njëri-tjetrit. Sota dyshohet se e ka shfrytëzuar për të identifikuar emrat me kredi problematike në bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera financiare dhe nivelet e tyre të pagave.

Ka dyshime se pasi identifikoheshin kredimarrësit problematikë në këto lista, Klodian Sota i adresonte te institucioni i mikrokredisë së Endri Ikonomit për t’i zgjidhur problemin, por Ikonomi, sipas dyshimeve edhe të prokurorisë u ofronte një kredi të re shpesh me kushte të njëjta për të shlyer kredinë e vjetër.

Nga informacionet e deritanishme, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa janë qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme manipulimi. Deri më tani, prokuroria thotë se ka zbardhur skemën se si këto të dhëna kanë dalë në publik.

Sipas prokurorisë, punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Eni Qirjako ja ka kaluar kolegut Andi Agaraj, të dy të arrestuar me urdhër të organit të akuzës. Agaraj më pas këto të dhëna dyshohet se ja ka shitur për 20 mijë deri në 30 mijë lek përmbaruesit Klodian Sota, ndërsa Sota më pas ja ka shitur po me këtë vlerë shtetasit Endri Ikonomi.