Momente të frikshme këtë të diel në pistën ‘Montmelo’ gjatë Çmimit të Madh të Katalonjës në MotoGP. Gara u ndal me flamurin e kuq për shkak të një aksidenti të tmerrshëm ku u përfshinë Alex Marquez, Pedro Acosta dhe Fabio Di Giannantonio.
Acosta, duke ngarë KTM-në e tij, pësoi një defekt të papritur mekanik në pistën kryesore, Marquez, i cili po e ndiqte me shpejtësi të lartë, nuk arriti ta shmangte duke e goditur fort nga pas. Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme, me Ducatin që pasi bëri disa rrotullime, ‘flaku’ Marquezin dhe coptua.
Përgjesgjësit e garës njoftuan menjëherë se Alex Marquez, i cili mbeti në tokë pas përplasjes së tmerrshme, është i vetëdijshëm. Çiklisti spanjoll u trajtua menjëherë nga mjekët në pistë, teksa një helikopter mbërriti për ta dërguar në spital. Çiklisti spanjoll po i nënshtrohet analizave dhe është i vetëdijshëm.
Fitorja e Di Giannantonios
Në fund, Fabio Di Giannantonio fitoi me VR46 Ducati, duke marrë fitoren e tij të dytë në kategorinë e të mëdhenjve, përpara spanjollëve Joan Mir dhe Fermin Aldeguer. Aprilia e liderit të kampionatit Marco Bezzecchi përfundoi i gjashti, duke përfituar nga dalja nga gara e rivalit të tij më të afërt në renditjen e pilotëve, Jorge Martin, i cili u rrëzua. Pecco Bagnaia përfundoi i pesti me Ducatin. Në xhiron e fundit, ndërsa ishte i treti, Pedro Acosta u rrëzua gjithashtu me KTM pas një përplasjeje me Ogurën, sportistin japonez të Aprilias.

