Sali Berisha nuk arriti të mobilizojë një numër të madh mbështetësish në protestën që kishte shpallur si kombëtare kundër Reformës Territoriale. Paradite protestës iu bashkuan rreth 100 persona, ndërsa thirrjes së dytë të PD-së për t’u mbledhur para Kuvendit në orën 18:00 iu përgjigjën më pak se 20, duke konfirmuar kështu se pavarësisht skandaleve të fundit Berisha e ka të vështirë në mos të pamundur ta përkthejë pakënaqësinë ndaj mazhorancës në mobilizim qytetar.
Në tensione që u regjistruan në protestë, pranë Xhamisë së Namazgjasë. I pranishëm mes protestuesve të PD është edhe Sali i II-të Lushaj, i cili përplaset me policinë ndërs aushtarët e tij të përhershëm egërsohen sapo dëgjojnë një të ri që është kundra Saliut të I-rë
Në rrjetet sociale një video, përmes së cilës tregohet një episod dhune ndaj një të riu i cili gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kuvendit, thirri me zë të lartë ‘Berisha n’burg’
Pikërisht për këtë arsye i riu është sulmuar nga protestues të PD-së. Në pamjet e publikuara prej deputetit socialist shihet djali që është rrethuar nga një grup personash, ndërsa njëri prej tyre i afrohet nga anash dhe e godet me shuplakw në fytyrë. Pas goditjes, i riu arrin të largohet nga turma.

