VIDEO/ Protesta kombëtare e Berishës qesharak! 100 “rithemelues” të paepur paradite 20 pasdite dhe një turmë flamingosh pranë Kuvendit

VIDEO/ Protesta kombëtare e Berishës qesharak! 100 “rithemelues” të paepur paradite 20 pasdite dhe një turmë flamingosh pranë Kuvendit

Pasi nuk arriti të mbledhë më shumë se 100 vetë në protestën e paradites për të kundërshtuar reformën territoriale, Partia Demokratike i thirri sërish në protestë militantët e saj.

Në një mesazh që PD u kishte shpërndarë strukturave kërkonte prani më të madhe të demokratëve në protestë pasdite, por duket se militantët nuk i janë përgjigjur thirrjes. Siç shuhet edhe në pamjet që sjell Report Tv, as më shumë se 20 veta nuk kanë dalë në protestë pasdite, ndërsa Kuvendi vijon ende punimet dhe diskutimet për territorialen. Ato pak militantë policia i ka zhvendosur në trotuar që mos të bllokojnë rrugën te Unaza.

E njëjta situatë paraqitet edhe te protesta e “Revolucionit Flamingo”. Vetëm një grup qytetarësh vijojnë të jenë të mbledhur pranë godinës së Toptanit.