osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vrasja e Hajdarit, Gjyqtari i 21 Janarit dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë, dhe shpëton Berishën për herë të tretë

Vrasja e Hajdarit, Gjyqtari i 21 Janarit dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë, dhe shpëton Berishën për herë të tretë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, duke e shpallur fajtor për përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, dje është dhënë vendimi për ish-truprojën e Sali Berishë, ku gjykata pranoi provat e prokurorisë dhe vendosi ta dënojë me 21 vite heqje lirie.

Organi i akuzës kërkoi 25 vite burg, por që gjykata me anëtarët Lazër Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici i kanë zbritur 4 vite. “Gjykata vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izet I. Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.Penal dënimin e tij me 21 vite burgim.

2. Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 3. Në kohën e vuajtjes së dënimit të llogaritet koha e qëndrimit të tij në arrest në burg si dhe duke vuajtur dënimin. U shpall në Tirane në datën 11.02.2022”, thuhet në njoftim.

Akuzat ndaj Haxhisë

Izet Haxhia, ish-oficeri i Gardës Kombëtare, u dënua në mungesë me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të detyrës”. Ai u arrestua më 3 qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdarit.

Arrestimi i tij në atë kohë u bë i mundur falë një bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe Interpol Ankarasë në mesditën e datës 3 qershor, në Kushadasi të Turqisë. Pak kohë pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis përtej detit.

Sipas informacioneve të policisë, ai jetoi në Stamboll deri në vitin 2004, ndërsa më pas lëvizi drejt Antalias, në Kushadasi, vend në të cilin dhe u arrestua 2 vite më pas. Ai bëri kërkesë për azil dhe pas disa vitesh shqyrtimi ajo u refuzua, ndërsa Haxhia u lirua nga qelia duke ndjekur në gjendje të lirë procesin gjyqësor.

Dështimi i drejtësisë

Ardhja e tij në Tiranë u pa si një sinjal për të rihapur dosjen e vrasjes së Hajdarit, pasi ata që porositën vrasjen janë të lirë. Haxhia ka drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ky i fundit ja doli të qëndronte larg procesit.

Prokuroria dhe avokati i Haxhisë kërkuan që të thirrej të dëshmonte në gjykatë, por gjykata refuzoi kërkesën për Berishën. Ndërkohë gazeta ka siguruar dosjen hetimore dhe ajo që bie në sy është se prokuroria është bazuar te një intervistë që ka dhënë Berisha te Blendi Fevziu.

“Vlen të përmend këtu faktin se nga ana ime u këmbëngul të thirreshin dhe të dëshmonin edhe dëshmitarë të rëndësishëm që ishin thirrur edhe në gjyqin e parë, por nuk ishin paraqitur, si Sali Berisha, etj, por në përfundim, trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe e rrëzoi me vendim të ndërmjetëm. Arsye e thirrjes së tyre kishte

të bënte ndër të tjera, edhe me prova të reja, sidomos pamje audio dhe video që akuza paraqiti në këtë proces dhe për të cilat Gjykata i kishte pranuar më parë t’i administronte gjatë hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor.

Kujtoj këtu se në një intervistë të dhënë në shtator të vitit 2020 në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Sali Berisha ka deklaruar se nuk është thirrur asnjëherë nga Prokuroria apo Gjykata për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit”, ka thënë prokurori.

Më tej, në Konkluzionet përfundimtare të paraqitura para kësaj Gjykate rigjykimi, organi i akuzës thekson dhe nënvizon: “Berisha u shpreh se në momentin e ngjarjes, vrasjen e Azem Hajdarit, ai ka qenë në zyrë dhe nuk ishte dëshmitar okular i vrasjes. Ish-kreu i qeverisë u shpreh se ka zhvilluar asokohe me dhjetëra konferenca ku ka denoncuar fakte në lidhje me atë që e quan vrasje shtetërore”.