osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SPAK asnjë mardhënie me “Krimin ekonomik”! Pas inceneratorëve priten arrestime për koncesionet në shëndetësi sipas hetimeve të SHQUP

SPAK asnjë mardhënie me “Krimin ekonomik”! Pas inceneratorëve priten arrestime për koncesionet në shëndetësi sipas hetimeve të SHQUP

Koncesionet në sistemin e shëndetësisë pritet të sjellin arrestime njësoj si koncesionet me inceneratorët. Një ish-ministër ka shkuar në qeli dhe krerët e kompanive të inceneratorëve janë në kërkim.

Por gazeta ka mësuar se kanë avancuar hetimet edhe sa i takon koncesioneve në sistemin e shëndetësisë, fillimisht Nisma Thurje dhe më pas Partia Demokratike kanë bërë padi për 3 koncesione, atë të Check-Up, të hemodializës dhe sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.

Përveç marrjes në pyetje të shumë zyrtarëve, mësohet se SPAK ka sekuestruar të gjithë regjistrat dhe dokumentacionin që ka pasur Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.

Në një raport që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar mbi auditimin në këtë institucion bëhet me dije se shumë dokumente për Check Up nuk janë mundur të shqyrtohen sepse janë sekuestruar nga prokuroria.

“Kontrata koncensionare e ofrimit të Shërbimit të Kontrollit Bazë në kushtet e pandemisë, por dhe të efekteve financiare për punë të pakryer të saj e cila rëndon buxhetin e shtetit sipas të dhënave detajuar më sipër.

Kjo kontratë është në ndjekje dhe nga organet e prokurorisë gjë e cila është shqyrtuar edhe në materialin më poshtë… Sipas riauditimit dhe auditimit me zgjedhje i dokumentacionit të kaluar me bankat pasi për efekt riauditimi dokumentacioni fizik, është në organin e prokurorisë”, shprehet KLSH. Po ashtu bëhet me dije se që prej vitit 2015 e deri në vitin 2020 regjistrat e të dhënave janë sekuestruar nga SPAK.

“Nga grupi i auditimit në lidhje me këtë kontratë koncesionare janë kërkuar të dhënat në lidhje me faturimet dhe pagesat e kryera përgjatë vitit 2020 si dhe nivelin e realizimit të shërbimit (rastet e kryera dhe rastet e faturuara).

Nga ana e subjektit të audituar është përcjellë informacion në formë elektronike duke paraqitur tabelat respektive dhe gjithashtu është sqaruar se dokumentacioni justifikues për këtë kontratë është administruar nga Prokuroria deri në pagesën e fundit në muajin Mars 2020”, thekson raporti. Pra nga KLSH tregohet se kontrata koncesionare, pagesat e bëra dhe transfertat bankare janë sekuestruar nga prokuroria.

Fatura e koncesioneve

Në SPAK janë tre padi për koncesionet në shëndetësi dhe më konkretisht për koncesionin e sterilizimit, dializës dhe Check- Up. Për të tria këto padi, hetimet janë thelluar shumë, për të nxjerrë në pah shkeljen që është bërë me to. Ndërsa gjatë kësaj kohe, është bërë llogaria e fitimeve për secilin koncesion.

Përfitimet e PPP-së për koncesionet në fjalë janë mbi 4 miliardë lekë. Për koncesionin e sterilizimit janë fituar 2.7 miliardë dhe 500 milionë lekë për koncesionin e Dializës. Një tjetër problem që është konstatuar në këto koncesione është dhe mungesa e transparencës.

Por nëse shohim paditë që janë bërë në SPAK, ndër më të rrezikuarit është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai është ministri që firmosi të tri koncesionet. Mësohet se dhe për sterilizimin dhe hemodializën janë sekuestruar dokumentet.