osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vriten me armë pronarë hotelesh dhe punëtorë në plazhin e Velipojës, reagon me urgjencë drejtori i policisë së qarkut Shkodër, zbulon emrat e viktimave dhe detaje mbi ngjarjen

Vriten me armë pronarë hotelesh dhe punëtorë në plazhin e Velipojës, reagon me urgjencë drejtori i policisë së qarkut Shkodër, zbulon emrat e viktimave dhe detaje mbi ngjarjen

Pak orë pas masakrës në mesnatë në Velipojë, në orën 03:45 minuta të ditës së sotme, drejtori i policisë së qarkut Shkodër Niko Brahimaj ka zbuluar emrat e 4 viktimave dhe 2 të plagosurve.

Viktimat nga shkëmbimi i zjarrit janë; Kujtim Ferracaku 59 vjec, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjec dhe Myzerim Zeneli 20 vjec. Të plagosurit janë; Hasan Ferracaku 54 vjec dhe Elmedin Tyli 17 vjec.

Si nisi sherri?

Niko Brahimaj tha se gjithcka ka nisur në 00:30 pas sherrit për ndarjen e rërës për vendosjen e shezlongëve në plazhin para hoteleve të Kujtim Ferracaku, “Fantazia” dhe të Gocajve.

Pas debatit verbal, Kujtim Ferracaku bashkë me vëllanë, Hasanin që mbeti i plagosur janë përplasur me armë me vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocajn, që mbetën të vdekur nga plumbat.

Viktima e katërt është Myzerim Zeneli, punonjës i shezlongëve. Brahimaj tha se u sekuestruan kamerat e sigurisë së hoteleve dhe një pistoletë, ndërsa shtoi se “dyshohet se u përdorën dy armë“.

Policia thotë se Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur. Shumë shpejt, tha Niko Brahimaj, do të ketë të arrestuar për masakrën.

“Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje” mbyllet njoftimi i policisë Shkodër.