osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë!

Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë!

Ukraina ka hyrë në ditën e 28-të “ferrit” në tokë, ndërsa bombardime ruse vazhdojnë pa ndërprerje. Rusët nuk kursejnë asgjë! Ata bombardojnë shtëpi, teatro dhe shkolla, duke lënë kështu të vdekur qindra ukrainas, prej të cilëve 121 janë fëmijë, sipas informacioneve nga mediat në Kiev.

Njëqind mijë njerëz janë ende të bllokuar në qytetin e rrënuar të Mariupol dhe po përballen me urinë nën bombardimet e vazhdueshme ruse. I dëshpëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky doli sërish për të bërë thirrje lidhur me situatën e rëndë me të cilën po përballet qytetarët e Mariupolit.

Zelensky më tej i kërkoi edhe Italisë shtimin e sanksioneve. “Ne vazhdojmë të punojmë që Rusia të jetë e bindur se kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Është sfiduese e ndonjëherë skandaloze”.

Gjithashtu Zelensky i ka thënë Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë!

Lidhur me armët bërthamore që mban nën ethe të gjithë botën, foli gjatë ditës së sotme zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili paralajmëroi se përdorimi i tyre nga Rusia do të bëhet vetëm në rast të një kërcënimi për vetë ekzistencën e vendit.

Në një kohë kur kriza energjetike është sfida më e madhe e të gjithë botës, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që mos të pranohen më pagesa në euro dhe dollarë nga Europa për blerjen e gazit rus.

Nga ana tjetër kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se shkëputja nga gazi rus nuk duhet të bëhet menjëherë, pro gradualisht pasi në të kundërt kjo do të sillte pasoja fatale në ekonominë e vendeve.

Në kuadër të masave kundër Rusisë lidhur me agresioni ndaj Ukrainës, autoritetet polake kanë vendosur të dëbojnë rreth 45 diplomatë rusë, të cilët i cilësuan si spiunë. Rusia do të përjashtohet nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut nga 16 shtatori 2022, tha në një deklaratë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Ndërkohë forcat ruse kanë vrarë edhe një gazetare ruse në Kiev, e cila po filmon bombardimet e shkaktuara nga sulmet e ushtrisë ruse. Oksana Baulina, ishte larguar nga Rusia pasi kishte punuar me liderin e opozitës ruse, tashmë të burgosur Alexei Navalny.